KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet aktori Demir Hyskja
Shuhet aktori Demir Hyskja

Shuhet aktori Demir Hyskja

Është shuar nga jeta në moshën 79 vjeçare Demir Hyskja, një nga aktorët më të njohur të teatrit dhe kinemtaografisë shqiptare. Lajmi është dhënë mes dhimbjes dhe trishtimit nga familjarët e tij në Elbasan. Prej disa kohësh Hyskja ndodhej në spital pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë tre dekadave në skenën e teatrit Demir Hyskja realizuar mbi 50 role kryesore. Ndërsa në Kinostudion “Shqipëria e Re” ka realizuar 24 filma artistike, por dhe dokumentarë. Filmi i tij i parë ka qenë  “Ngjadhëngjim mbi vdekjen” në vitin 1967, ndërsa i fundit “Dhe vjen një ditë” në vitin 1986. Demir Hyskja është dekoruar disa herë me dekorata të shkallëve të ndryshme deri tek “Naim Frashëri i Klasit të Parë”. Në vitin 1969 nderohet me titullin “Artist i Merituar” dhe në vitin 1979 nderohet me titullin e lartë “Artist i Popullit”. Hyskja është zgjedhur katër herë radhazi edhe si deputet i Kuvendin Popullor.