KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shuhet Hadid, mbretëresha e harqeve
Shuhet Hadid, mbretëresha e harqeve

Shuhet Hadid, mbretëresha e harqeve

Arkitektja e famshme britanike me origjinë irakiane, Zaha Hadid,  u nda nga jeta papritur të enjten, në moshën 66 vjeçare,  nga një infarkt zemre në një spital në Miami në SHBA, njoftuan mediat. Me idetë e saj ajo ka mahnitur botën duke sjellë disa ndërtesa unike. Disa prej projekteve të Hadid janë realizuar dhe kanë hyrë tashmë në funksion, ndërsa disa të tjera janë në ndërtim e sipër. Stili i  Zaha Hadid është vlerësuar shumë nga bota e arkitekturës, madje është konsideruar si unik. Në vitin 2004, ajo u bë e para femër që fitoi “Pritzker Architecture Prize”, që cilësohet si “Nobeli” i arkitekturës. Dhimbjes së mbarë komunitetit botëror për ikjen papritur të Zaha Hadid, i është bashkuar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama “U shua papritur Mbretëresha e Harqeve, ylli i arkitekturës ultramoderne, Zaha Hadid, e cila godinat i bëri xhevahire në trupin e qyteteve të botës. Lamtumirë Madhëri!”, shkruan zoti  Rama në “Fejsbuk”. Shfletoni galerinë për të parë disa nga punimet e saj më të mira.

Para Mbrapa
11212770_10153333429342008_1668780191541781436_n
10672089_10152796843612008_7284496867961840151_n
10409734_10152522171322008_211193954140214470_n
1506938_10153267088817008_2835670735587881445_n
1452506_10152060989867008_1427384867_n
988692_10151840596782008_386903615_n
988388_10152271675297008_1860940006_n
947322_10151671932012008_1360346612_n
919679_10151840424107008_1837065419_o
555614_10151918234247008_1981713752_n
Para Mbrapa