KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet “hollandezi fluturues”
Shuhet "hollandezi fluturues"

Shuhet “hollandezi fluturues”

Një nga yjet e historisë së futbollit botëror, Johan Krujf, mbylli sytë të enjten. Të afërmit e tij e dhanë lajmin e dhimbshëm në Twitter. “Më 24 mars 2016, Johan Krujf (68 vjeç) vdiq në Barcelonë, i rrethuar nga familja, pas një beteje kundër kancerit. Ne kërkojmë respektimin e intimitetit të familjes së tij gjatë zisë”. Në mes të shkurtit, legjenda holandeze e futbollit, Krujf kishte deklaruar se e kishte fituar 2-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër kancerit dhe besonte fort se do ta fitonte të gjithë ndeshjen kundër sëmundjes që i kishte prekur mushkëritë. Ish-ylli i Ajaksit, Barcelonës dhe Holandës, renditet ndër futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave. I cilësuar si “hollandezi fluturues” ai është fitues i tre Topave të Artë në vitet 1971, 1973, 1974.