KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet i madhi Dritëro Agolli
Shuhet i madhi Dritëro Agolli

Shuhet i madhi Dritëro Agolli

Kombi shqiptar ka humbur sot një nga figurat më të shquara të tij. Poeti, shkrimtari dhe publicisti Dritëro Agolli, ka mbyllur sytë të premten në Tiranë në moshën 85 vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë, njoftoi familja.
Dritëro Agolli cilësohet si një nga shkrimtarët më të mirë të të gjitha kohërave në letërsinë shqipe. Ai është i përfshirë jo vetëm në antologjinë shqiptare, por edhe në antologjitë e disa vendeve të botës.
Dritëro Agolli e ka nisur veprimtarinë e tij artistike që në shkollë e mesme, por vëllimi i tij i parë poetik është në “Në rrugë dola” në vitin 1958. Vitet e mëvonshme ishin vitet e një prodhimtarie të lartë. Hapat e mia në asfalt, 1961, Zhurma e erërave të dikurshme, 1964, Shtigje malesh dhe trotuare, 1965, Mesditë, 1968 Komisari Memo, roman, 1969, Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo, roman 1973, Nënë Shqipëri, 1974, Njeriu me top, 1975, Fjala gdhend gurin, 1977, Trëndafili në gotë, roman, 1980, Fytyra e dytë, dramë, Mosha e bardhë, dramë, Udhëtoj i menduar, 1985, Njeriu i mirë, tregime, Kalorësi lakuriq, roman 1996, Arka e djallit, roman 1997, Teshtimat e lirisë : Njeriu, politika dhe kultura – 1997, I përndjekuri i dashurisë, poezi – 2013, Prit edhe pak, poezi – 2016, jane disa nga veprat e tij.
Pas vitit 1990, Agolli do të kujtohet dhe do të mbahet mend edhe si analist i klasit të parë i proceseve demokratike që përfshinë Shqipërinë, pas afro 5 dekadash diktature komuniste. Ai do të kujtohet si frymëzues, por edhe kritik i të majtës shqiptare, për ta kthyer në një të majtë moderne europiane.