KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet krijuesi i Piramidës
Shuhet krijuesi i Piramidës

Shuhet krijuesi i Piramidës

Arkitektura shqiptare ka humbur një prej figurave të saj të spikatura. Klement Kolaneci, arkitekti kryesor i Piramidës në Tiranë, ka mbylluar sytë në moshën 68 vjeçare nga një sëmundje e pashërueshme rreth orës 03.00 të mëngjesit të së enjtes, njoftoi familja. Në afro 40 vjet të aktivitetit të tij Kolaneci do të mbahet mend si krijuesi apo bashkëkrijuesi i disa nga veprave më në zë në Shqipëri, si i Piramidës, Pallatit të Kongreseve, projektuesi i restaurimit të Kalasë së Krujës dhe i mëse 400 ndërtimeve të tjera.
Emri i Kolanecit, veç aktivitetit profesional, ka qenë i lidhur edhe me politikën, pasi ai është bashkëshorti i vajzës së ish diktatorit komunist Enver Hoxha. Vite më parë, në kohën kur PD ishte në pushtet, ai është akuzuar nga drejtësia si frymëzuesi dhe krijuesi i organizatës “Hakmarrje për drejtësi” së cilës i janë atribuar disa vepra kriminale, por Kolaneci i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat.