KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet Naile Hoxha, bilbil i këngës qytetare shkodrane
Shuhet Naile Hoxha, bilbil i këngës qytetare shkodrane

Shuhet Naile Hoxha, bilbil i këngës qytetare shkodrane

Ndahet nga jeta në moshën 82 vjeçare këngëtarja e njohur shkodrane Naile Hoxha. E cilësuar si bilbil i këngës qytetare shkodrane, Naile Hoxha la pas një karriere gati 5 dekadëshe në skenën e muzikës shqiptare. Lindur në Shkodër në vitin 1934 ajo nisi që e vogël të këndonte bashkë me të atin duke spikatur për talentin e saj. Shumë shpejt iu bashkua zërave të tjerë të njohur si Luçie Miloti, Big Ndoja, Ibrahim Tukiqi etj. Në moshën 18 vjeçare së bashku me familjen ajo transferohet në Tiranë për t’iu bashkuar Estradës se Tiranës dhe më pas Ansamblit të Këngëve dhe valleve popullore. Ndër këngët më të njohura kënduar prej saj janë “Djalë i dashtun”, “Xhamadani kuq si gjaku”, “Seç po fryn një fllad pranvere” etj. Për meritat në kontributin e saj në muziken qytetare, Naile Hoxha është vlerësuar me titullin Artiste e Merituar. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet të martën në mesditë në hollin e Bashkisë Shkodër.