KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet një nga krijuesit e mozaikut “Shqipëtarët”
Shuhet një nga krijuesit e mozaiku "Shqipëtarët"

Shuhet një nga krijuesit e mozaikut “Shqipëtarët”

Eshtë shuar në moshën 84-vjeçare “Piktorit i Popullit” Vilson Kilica. Ai i përket brezit të nderuar të artistëve të artit shqiptar të gjysmës së dytë të shekullit të XX. Vilson Kilica bën pjesë në grupin e studentëve shqiptarë që u shkolluan në akademitë më të mira të lindjes ish komuniste. Ai konsiderohet si themeluesi dhe ka qenë dekani i parë i Institutit të Lartë të Arteve në Shqipëri, sot Universiteti i Arteve. Veprat e Vilson Kilicës janë të shumta. Ato ruhen dhe ekspozohen në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe Fier, në koleksionin e familjes dhe nga koleksionistë privatë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve, ndodhen 40 vepra të piktorit të viteve 1960-1989. Ndoshta vepra më e njohur e Vilson Kilicës, është si bashkëautor i mozaikut “Shqipëtarët” fasada kryesore e Muzeut Historik Kombëtar.