KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet një nga të plagosurit e Beragozhdës
Shuhet një nga të plagosurit e Beragozhdës

Shuhet një nga të plagosurit e Beragozhdës

Është rënduar bilanci i ngjarjes së Beragozhdës në Pogradec, ku nga shpërthimi i një bombole gazi në lokalin e fshatit një javë më parë, të paktën 30 persona u plagosën. Një prej tyre, Vasfi Fraholli,  ka ndërruar jetë mbrëmjen e së shtunës. Lajmi është konfirmuar nga shefi i shërbimit në spitalin e Djegie-Plastikës në QSUT, Dr.Gjergji Belba, ku sqaroi se, viktima nuk arriti të mbijetonte për arsye të problemeve me diabetin. Sipas mjekëve, kritike mbetet gjendja e një 14-vjeçari, i cili po mbahet nën kujdes intensiv në reanimacion.