KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet pinjolli i Frashërllinjve, figura emblemë e historiografisë shqiptare
Shuhet pinjolli i Frashërllinjve

Shuhet pinjolli i Frashërllinjve, figura emblemë e historiografisë shqiptare

Është ndarë të dielën nga jeta Prof.Kristo Frashëri, një figurat më emblematike të historiografisë shqiptare. Pinjoll i familjes së njohur Frashëri, Kristo Frashëri u lind në Stamboll 96 vjet më parë. Në vitin 1927 familja e tij vendoset në Shqipëri. Në vitin 19940 ai nis studimet në Fakultetin e Shkencave Ekonomike në Universitetin e Firences. Më 1942 kthehet në Shqipëri ku u burgos dhe u internua nga administrata fashiste e pushtimit. Nga 1943 ai rreshtohet në rradhët e ushtrisë partizane deri me çlirimin e vendit. Në vitin 1945–1952 punoi në Bankën e Shtetit Shqiptar dhe ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë.
Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që shtrihet në një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur doli shkrimi i tij e parë mbi figurën e Jeronim de Radën, Profesor Frasheri ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore. Ato trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të rëndësishme historisë së Shqipërisë. Ato prekin temat themelore nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Veprat e profesor Frashërit janë vedosur në fondin e artë të historiografisë shqiptare dhe merren si pika referimi për mjaftë çështje historike jo vetë nga shkenca shqiptare, por edhe më gjerë.
Për veprimtarinë tij Profesor Kristo Frashëri është nderuar me çmime e medalje të ndryshme.