KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet regjisori Minarolli
Shuhet regjisori Minarolli

Shuhet regjisori Minarolli

Shuhet në mënyrë të papritur Artan Minarolli, një nga emrat e njohur të kinematografisë shqiptare. Familjarë të tij kanë njoftuar se ai ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak mëngjesin e së enjtes. Regjisori Minarolli do të mbahet mend për dokumentarin “Për një centimetër”, filmat “Fjalë pa fund”,“Qind për qind”,“Plumbi prej plasteline”, “Nata pa hënë”, “Shkallët”,“Kronikë provinciale”, apo filmi i tij i fundit “Gjallë” të realizuar në karrierën e tij në afro tre dekada. Ai është pjesmarrës në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare, ku është vlerësuar edhe me shumë çmime. Prej disa kohësh Artan Minarolli ishte edhe pjestar i RTSH, drejtor i Departamentit të Filmit, ndërsa më parë ka drejtuar edhe sektorë të rëndësishëm të kinematografisë shqiptare.