KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet Safet Berisha, një nga yjet e futbollit shqiptar në vitet 70-85
Shuhet Safet Berisha, një nga yjet e futbollit shqiptar në vitet 70-85

Shuhet Safet Berisha, një nga yjet e futbollit shqiptar në vitet 70-85

Futbolli shqiptar ka marrë një tjetër lajm të hidhur. Një nga yjet e futbollit shqiptar në vitet 70-85, kapiten i Partizanit dhe kombëtares shqiptare Safet Berisha, është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare. Berisha do të mbahet mend si një lojtar i jashtëzakonshëm, veçanërisht në takimet historike të atyre viteve, duke ju sjellë një kënaqësi dhe krenari tifozë të futbollit shqiptar. Ai ka luajtur si i barabartë kundër të mëdhenjve të futbollit botëror si Beckenbauer, Overath, Netzer, Myler,Rumnenige, Dejna, Gadoha,Jordanesku,Pezzei, Prohaska etj. Ndarja e Berishës nga jeta, vjen pak ditë pasi futbolli shqiptar përcolli një tjetër emblemë të tij, Gëzim Kasmin e Tiranës së famshme të viteve 60′.