KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet shkrimtari Teodor Laço
Shuhet shkrimtari Teodor Laço

Shuhet shkrimtari Teodor Laço

Është ndarë nga jeta shkrimtari, politikani dhe diplomati Teodor Laço. Lajmi i hidhur është dhënë të shtunën nga familjarët e tij. Teodor Laço lindi më 29 shtator të vitit 1936 në Dardhë të Korçës. Fillimit e tij në letërsi nisin që në vitet ’60. Ai është autor i shumë romaneve, novelave,  dramave, komedive, skenarëve të filmave artistikë dhe dokumentarë. Disa prej librave të Teodor Laços janë vlerësuar me çmimet më të larta që jepen në Shqipëri, ndërsa pjesë të rëndësishme të veprës së tij janë përkthyer e botuar edhe në gjuhë të huaja. Pas viteve ’90 Laço është angazhuar intensivisht edhe në jetën politike të vendit. Për dymbëdhjetë vjet ka qenë deputet në parlamentin shqiptar, ministër i Kulturës në vitet ’94-’97 dhe ka përfaqësuar shtetin shqiptar si ambasador në Fedaratën Ruse. Homazhet në nder të tij do të organizohen të dielën në hollin e Ministrisë së Kulturës nga ora 11.00 – 12.00.