KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet shqiptarja më e moshuar
Shuhet shqiptarja më e moshuar

Shuhet shqiptarja më e moshuar

Qerime Ballabani, e konsideruar si gruaja më e vjetër në Shqipëri, është ndarë nga jeta në moshën 115 vjeçare të dielën, njoftojnë disa media. Ajo jetonte në fshati Snosen të Gramshit. Nënë Qerimeja u shua ndërsa ishte rrethuar nga familjarët e saj, fëmijët, nipërit dhe dy breza stërnipërish. Pak ditë më parë, në një intervistë të fundit për televizionin “Top Channel”, ajo tha se ia dedikonte jetëgjatësinë një ushqimi të shëndetshëm tërësisht shqiptar, siç është buka e misrit dhe dhalla. Ndonëse në moshë 115 vjeçare ajo shquhej për një kujtese të jashtëzakonshme. Të afërmit e saj thonë se gjatë gjithë jetës së saj nënë Qerimeja ka gëzuar shëndet të plotë dhe se vetëm tre ditët e fundit i kaloi në shtrat.