KRYEFAQJA » LAJME » Shuhet vogëlushi Maze
Shuhet vogëluishi Maze

Shuhet vogëlushi Maze

Opinioni shqiptar ka marrë sot një lajm dëshpërues. Djaloshi shqiptar Kristi Maze, për të cilin shumë njerëz uruan dhe ndihmuan financiarisht për ta shëruar nga një sëmundje e rëndë, nuk jeton më. Ai ka mbyllur sytë në një spital të Bergamos në Itali, pasi nuk i ka bërë ballë operacionit 12 orësh të transplanit të mëlçisë.
Disa muaj më parë, vogëlushi 10 vjeçar, u bë i njohur në rrjetet sociale, falë kërkesës së dhimbshme të familjes së tij drejtuar opinionit për të mbledhur ndihma financiare që do të mundësonin kurimin. Brenda një kohe të shkurtër, në një shfaqje të jashtëzakonshme solidariteti të gjithanshëm, ku u përfshi dhe RTSH, në llogarinë e vogëlushit u mblodhën 165 mijë euro. Por fatkeqësisht vogëlushi Kristi Maze nuk mundi të mbijetojë.