KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Shuhet “Xha Sulua”!
Shuhet "Xha Sulua"!

Shuhet “Xha Sulua”!

Aktori Albert Verria, i njohur si xha Sulua i famshëm i komedisë “Kapedani” nuk jeton më. Ai mbylli sytë në moshën 79 vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Prej gati një gjysmë shekulli Albert Verria ka zënë vend në kujtesën kolektive me mbi 110 role të karaktereve të ndryshme, ku kufijtë mes komikes dhe dramatikes nuk ndahen fort lehtë. Falë talentit dhe kontributit të tij në vitin 1979, atij i është dhënë titulli “Artist i Popullit”. Ndarja e tij nga jeta është një humbje  e madhe për  artin shqiptar.