KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shulc dhe Cipras viziojnë Lesbosin
Shulc dhe Cipras viziojnë Lesbosin

Shulc dhe Cipras viziojnë Lesbosin

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Shulc, vizitoi ishullin grek Lesbos për të parë nga afër zbarkimet e emigrantëve dhe e cilësoi gjëndjen si dramatike. Zoti Shulc u shoqërua në këtë vizitë nga kryeministri grek Aleksis Cipras. Sipas tij, është e domosdoshme që të bëhet shumë më tepër që gjëndja të vihet nën kontroll. Duke vizituar ishullin që është pika e parë e nxehtë në Greqi, ku çdo ditë mbërrijnë rreth 2.500 persona, zoti Shulc i përmendi qeverisë greke detyrat e kërkuara nga Evropa, të cilat Athina premtoi se do t’i kryejë. Këto detyra përfshijnë ngritjen e më tepër kampeve, shpërndarjen më shpejt të emigrantevë, kthimin pas të atyre që nuk plotësojnë kushtet për azil si dhe bashkepunim me Turqinë. Duke ndërmarrë këto hapa në menyrë të rregullt, u themi kontrabandistëve se mundemi t’i largojmë nga rruga e emigrantëve, ndërsa emigrantëve se ekzistojnë rrugë të sigurta”, tha kreu i parlamntit evropian. Gjatë kësaj vizite në portin e Lesbosit ishin mbledhru 10 mijë emigrantë për shkak të një greve të mjeteve të lundrimit.