KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shulc: Komentet e Erdogan, nuk do të kalojnë pa pasoja
erdoganschulz

Shulc: Komentet e Erdogan, nuk do të kalojnë pa pasoja

Politikanët evropianë janë përgjigjur me kritika kundër presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, për denoncimin që u ka bërë ligjvënësve gjermanë lidhur me votimin e tyre, me të cilin masakra e Perandorisë Osmane kundër armenëve njihet si gjenocid. Presidenti i Turqisë ka kritikuar ashpër 11 ligjvënës të Bundestagut me origjinë turke, që kanë votuar në favor të rezolutës javën e kaluar, duke sugjeruar se ata kanë “gjak të infektuar”. Me rezolutën e Bundestagut gjerman, të miratuar javën e kaluar, vrasja e 1.5 milionë armenëve në Luftën e Parë Botërore cilësohet si gjenocid. Kryesuesi i Parlamentit të Gjermanisë, Norbert Lammert, tha mbrëmë se nuk do të kishte menduar se është e mundshme që presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratuke në shekullin e 21, mund të bëjë kritikë të tillë, që përmban kërcënime dhe ofendime urrejtjeje”. Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, po ashtu, ka shprehur “shqetësim të madh” për deklaratat e liderit të Turqisë, duke thënë se komentet e Erdoganit nuk do të kalojnë pa pasoja në marrëdhëniet ndërkombëtare.