KRYEFAQJA » LAJME » SHULKU: SKËNDERBEU RREZIKON EDHE TITULLIN
ilir shulku, cas, skenderbeu, kampionati, titulli kampion, fshf

SHULKU: SKËNDERBEU RREZIKON EDHE TITULLIN

Pas dështimit në CAS dhe humbjes së të drejtës për pjesëmarrje në Kupat e Evropës, Skënderbeu rrezikon të humbasë edhe titullin “kampion” për sezonin e fundit. Një gjë e tillë është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, gjatë një konference për shtyp të mbajtur të enjten.

Duke theksuar se nuk ka ende një afat kohor për këtë vendim, nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin shqiptar ka vijuar të sqarojë edhe disa prej ndryshimeve të formulës së dy niveleve të tjera të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, Kategorisë së Parë dhe asaj Të Dytë, si dhe është konfirmuar 24 gushti si data e Superkupës së Shqipërisë, si dhe 7 shtatori si data e nisjes së sezonit të ri të Kategorisë Superiore.