KRYEFAQJA » LAJME » Shullazi, dosja në rrezik për marrjen e dëshmive
Shullazi, dosja në rrezik për marrjen e dëshmive

Shullazi, dosja në rrezik për marrjen e dëshmive

5 ditë pasi gjykatat e krimeve të rënda vendosi të mbaje në arrest me burg Emiliano Shullazin, prokurorët ende nuk kanë mundur të sigurojnë deshmi të personave që pretendohet se janë shantazhuar apo kanosur nga ky i fundit. Deri më tani në dosjen hetimore janë siguruar deponimet e para të dhëna në polici para se Shullazi të vihet në pranga. Prokurorët kanë një vit kohë për të provuar akuzat e ngritura ndaj tij. Në rast të kundërt Shullazi mund të fitoi lirinë, për mungesë provash. Tërheqja e deshmitarëve nga hetimi duket se do të vë në vështirësi grupin hetimor për të mbrojtur akuzat e ngritura ndaj këtij të fundit në gjykatë. Mitri Prifti, kushëriri i biznesmenit Jani Zaka, për të cilën prokuroria pretendon të jetë të kërcënuar nga Emiljano Shullazi, është tërhequr nga dëshmia që ai ka dhënë në polici. Ai ka pranuar se nuk e njeh Emiljano Shullazin, as kushëririn e tij Blerim Shullazi dhe as që ka dijeni mbi ndonjë kërcënim të mundshëm të ndërtuesit. Një javë pasi dëshmia e tij e dhënë më 3 shkurt në polici u publikua në media, Mitri Prifti e përgënjeshtron atë. Deri tani prokurorët kanë hartuar një listë të gjatë emrash të cilët do të pyeten për llogari të hetimit, por ende nuk ka asgjë konkrete. Deri tani hetimet janë mbështetur tek deklarimet paraprake, ose siç njihen ndryshe deponimet e para të siguruara në rrugë operative para arrestimit të Emiliano Shullazit. Në rrethin vicioz të këtyre hetimeve janë përfshirë edhe gjyqtare të Durrësit. Prokurorët thonë se shumë shpejt në dritë do të dalin edhe emra noterësh apo punonjësish të administrates shteterore te cilet kane falsifikuar dokumentat në lidhje me prona të palujtshme të përfituara nga Shullazi. Me 20 prill, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi masen e arrestit me burg për Shullazin, duke i dhënë kohë prokurorisë për hetime. Vetë Shullazi deklaroi se kishte vetëm 8 klas shkolle, dhe i papunë, ndërkohe që mohoi akuzat, për kanosje.