KRYEFAQJA » LAJME » Shullazi nën arrest, nesër përballja me gjykatën
shullazi

Shullazi nën arrest, nesër përballja me gjykatën

Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar Gjykatës mbajtjen nën arrest të Emilianio Shullazit. Dosja me provat kundër tij janë deleguar sot në mesditë në gjykatë dhe nesër pritet që ai të dalë përball togave të zeza për vleresimin e mases së arrestit. Arrestimi i Shullazit u bë me urdhër të Prokurorisë, dy ditë më parë pas kërcënimit që ai kishte bërë ndaj kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynyr Koni.
Pas arrestimit prokuroria është duke hetuar edhe dy raste, ku Shullazi ka përfituar apo ka kërcënuar për përfitim të një pasurie të paluajtshme.
Emri i Emiliano Shullazit rezulton në dokumentet e pronarëve të ish-hotel Vollgës në Durrës ku në rrethana ende të paqarta, ish-pronari i kësaj godine ia ka dhuruar pjesën e tij Emiliano Shullazit.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda kanë bërë me dije se ekzistojnë prova që e lidhin atë me kërcënimin e pronarit të një parkingu në Tiranë.