KRYEFAQJA » LAJME » Shullazi, prokuroria nis verifikimin në hipoteka dhe banka
Shullazi, prokuroria nis verifikimin në hipoteka dhe banka

Shullazi, prokuroria nis verifikimin në hipoteka dhe banka

Prokuroria e krimeve të rënda nis verifikimin e të gjitha pasurive të paluajtshme si dhe llogarive bankare në emër të Emiliano Shullazit dhe familjarve të tij. Zyrtarisht mësohet se grupi i prokurorve i është drejtuar me shkresë Hipotekës, zyrës së rregjitrimit të pasurisë të paluajtshme si dhe të gjitha bankave të nivelit të dytë për të mësuar nëse në emër të tij figurojnë të rregjistruara prona apo llogari bankare. Për të mësuar në lidhje me këto fakte të rëndësishme për fazën në të cilën ndodhet hetimi, pokurorëve i duhet të presin të paktën 15 ditë nga dita e kërkesës zyrtare. Ndërkohë që në zyrat e laboratorit shkencor kanë mbërritur pamjet filmike të disa kamerave të vendosura në biznese të ndryshme nga të cilat pritet të përftohen pamje që deshmojnë se mjetet e parkuara në këto rrugë janë të Emiliano Shullazit. Me anë të kësaj prove shkencore, prokurorët do të provojnë faktin se i dyshuari për kanosje ka qënë pjesë e rasteve të denoncuara në polici.

Në të njëjten kohe, në gjykatën e lartë u shty shpallja e vendimit për çështjen e pronësisë së ish-hotel “Vollga”. Në këtë gjykatë ndodhet ankimimi i “Saudi Brothers”, që akuzon Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të Durrësit për falsifikim dokumentash. Prokuroria e Durrësit ka konstatuar se, ndërkohë që po zhvillohej shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Lartë, Gjykata e Durrësit, për të njëjtin objekt ka marrë vendim. Vetëm pak ditë më parë Prokuroria e Durrësit njoftoi nisjen e hetimeve për tre gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, të dyshuar per “Shpërdorim detyre” në rastin e shqyrtimit gjyqësor civil për pronësinë e ish-hotel “Vollga”. Paralelisht me shqyrtimin e kësaj çështjeje në Gjykatën e Lartë, edhe Prokuroria e Durrësit po zhvillon hetime për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave” mbi mënyrën e tjetërsimit të truallit dhe godinës së ish-“Vollga” në qendër të qytetit, ku ka gjetur një vendim të dyshimtë gjykatë mbi këtë çështje.