KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Shulz: Do kthehem në politikën gjermane
Shulz: Do kthehem në politikën gjermane

Shulz: Do kthehem në politikën gjermane

Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, deklaroi sot se nuk do të kërkojë mandat të ri në organin ligjvënës evropian, por do të kthehet në politikën gjermane, ku do të garojë për parlamentin federal në Berlin vitin e ardhshëm. Socialdemokrati Shulc nuk dha hollësi të tjera në konferencën për shtyp. Partia e tij SPD në Gjermani është aktualisht partnere e koalicionit të kancelares Angela Merkel. Mbetet e paqartë nëse Schulz do të jetë kandidati kryesor për kryetarin e Partisë Socialdemokrate. Aktualisht në krye të saj është zëvendëskancelari, Sigmar Gabriel. Emri i Schulzit ka qarkulluar edhe si zëvendës i mundshem i ministrit te Jashtëm të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, i cili pritet të largohet nga posti në fillim të vitit të ardhshëm pasi është nominuar për garen presidenciale.