KRYEFAQJA » LAJME » Shvajnstajger, lamtumira e përlotur gjermane
EPA/Federico Gambarini
EPA/Federico Gambarini

Shvajnstajger, lamtumira e përlotur gjermane

121 ndeshje, 12 vjet dhe një karrierë e jashtëzakonshme që nuk kishte si të mbyllej ndryshe. Kapiteni Bastian Shvajnstajger ka luajtur të mërkurën në mbrëmje ndeshjen e fundit me përfaqësuesen e Gjermanisë, duke ulur kështu siparin e një karriere të jashtëzakonshme me fanellën e 4-herë kampionëve të botës. Natyrshëm, 32-vjeçari u përlot gjatë prezantimit dhe ceremonisë së vogël që u mbajt në nderim të tij në prag të fitores 2-0 që Gjermania arriti në Mënshengladbah ndaj Finlandës. Mesfushori që aktualisht është pjesë e Mançester Junajtid në Premier Ligën Angleze, e veshi për herë të parë fanellën e përfaqësueses së Gjermanisë në qershor të 2004-ës, duke vijuar të luajë 121 ndeshje dhe duke shënuar edhe 24 gola.

Bastian Shvajnstajger, i cili u nderua mes duartrokitjesh në minutën e 66-të të miqësores me Finlandën, mban rekordin për Gjermaninë nëpër Kampionate Evropianë, me 18 ndeshje të luajtura në fazën finale, është lojtari i 4-të që e ka veshur më shumë fanellën e përfaqësueses dhe si kulm padyshim që kishte shpalljen “kampion” i botës më 2014.

Para Mbrapa

EPA/Ina Fassbender
EPA/Ina Fassbender

EPA/Ina Fassbender
EPA/Ina Fassbender

EPA/Maja Hitij
EPA/Maja Hitij

EPA/Bernd Thissen
EPA/Bernd Thissen

EPA/Federico Gambarini
EPA/Federico Gambarini

EPA/Federico Gambarini
EPA/Federico Gambarini

EPA/Federico Gambarini
EPA/Federico Gambarini

EPA/Federico Gambarini
EPA/Federico Gambarini

Para Mbrapa