KRYEFAQJA » LAJME » Si do jetë Luftëtari i superiores, Çavo tregon rrugën e krijimin të një skuadre të denjë
Luftëtari u shpall kampion i kategorisë së parë

Si do jetë Luftëtari i superiores, Çavo tregon rrugën e krijimin të një skuadre të denjë

Luftëtari u shpall kampion i kategorisë së parë duke mundur në finale Korabin. Sezonin e ardhshëm skuadra gjirokastrite do të luajë në kategorinë superiore. Por që të luajë në këtë kategori duhet të jetë i denjë për t’u përballur me skuadrat që luajnë aty. Menaxheri i futbollistëve, Vangjel Çavo mendon se që Luftëtari të jetë i denjë për kategorinë superiore, duhet filluar me riorganizimin e klubit.

Çavo e ka ndjekur Luftëtarin në ndeshjet e fundit dhe mendon që ka nevojë për pëforcime me lojtarë të huaj. Po ashtu edhe disa nga lojtarët e skuadrës gjirokastrite mund të luajnë në ekipe të huaja.

Puna do të fillojë që në muajt e verës që fillimi I sezonit ta gjejë Luftëtarin të përgatitur për në superiore.