KRYEFAQJA » LAJME » Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve me qera

Si kanë ndryshuar çmimet e apartamenteve me qera

Zonat më të kërkuara për të jetuar me qera në Tiranë kushtëzohen më shumë nga ndërtimi i ri që është më i preferuari pasi krijon më shumë lehtësi, një infrastrukturë të mirë, ujë 24 orë, ashensor, mundësi parkimi, por edhe larg zhurmës. Lagjet e qëndrës së Tiranës janë ato që kanë rënie të çmimit, por që quhet më shumë si një stabilizimin i tij pasi çmimet e mëparshme kanë qënë të mbivlerësuara. Konsumatorët që preferojnë marrjen me qera të një shtëpie janë çiftet e reja dhe studentët. Ndërsa çmimet e qerave të shtëpive në qytetet e tjera të Shqipërisë nuk kanë pësuar ndryshim me përjashtim të zonave bregdetare të cilat në kohën e sezonit turistik kanë rritje të çmimeve por kjo nuk kalon përmes rrjetit imobiliar sepse jepen me qera nga vetë pronarët e shtëpisë.