KRYEFAQJA » LAJME » Si mund të jetohet në planetët e TRAPPIST-1?
Si mund të jetohet në planetët e TRAPPIST-1?

Si mund të jetohet në planetët e TRAPPIST-1?

Pak ditë më parë mësuam, gjatë një konference shtypi të NASA-s, rreth zbulimit të një Sistemi Diellor me 7 planete. Ky është sistemi planetar i një ylli (xhuxh i kuq) shumë të ftohtë TRAPPIST-1 që është akoma shumë misterioz, por dimë se të paktën tre nga planetët gjenden në zonën e banueshme të yllit, pra, që munden të kenë ujë në gjendje të lëngët në sipërfaqe, kushte që janë të domosdoshme për jetën. Nëse jeta do të ekzistonte, 39 vite-dritë larg, si mund të jetë dhe çfarë krijesash mund të ketë?

Pamja ndoshta më tërheqëse mund të jetë nëse sistemi t’i kishte të githa letrat në rregull për të qënë “një perandori shumë-botëshe”, duke e thënë me fjalët e Seth Shostak të SETI-t (Kërkimet e Inteligjencave Jashtë Tokësore). Largësia ndërmjet një anëtari dhe një tjetri të familjes planetare janë më të afërta, në krahasim me Sistemin Diellor (ku mund të synojmë maksimumi të arrijmë në Mars). Edhe nëse njëra prej këtyre botëve të kishte jetë, qëniet e saj do të mund të shkonin me lehtësi (ose të shpërngulur nga ngjarje kozmike) në planetët e afërt.

Këta krijesa duhet të kenë zhvilluar aftësinë për të parë më infra të kuqe (që ne nuk e kemi) sepse drita e diellit të tyre vjen mbi të gjitha në atë frekuencë. Me qënë se xhuxhët e kuq shumë të ftohtë janë objekte tekanjozë dhe të paqëndrueshëm, të aftë për ta ulur ndriçimin e tyre edhe me 40% në pak muaj sikurse të japin edhe ndriçim të fuqishëm, trappistianët ka shumë mundësi që jetojnë nëntokë.

Rrethana të tjera vijnë nga rrotullimi i sinkronizuar, pra nga fakti se këto planetë i tregojnë të njëjtën fytyrë yllit të vet. Njëra anë mendohet të jetë gjithnjë në errësirë dhe e ftohtë, tjetra e ndriçuar dhe shumë e nxehtë. Nëse ka atmosferë, kjo e fundit, mund ta zbusë sadopak këtë efekt, por do të kishte uragane shkatërrues, më shkatërrues sesa ato me forcë 5 që vërehen në Tokë. Pa një ndryshesë ditë-natë, është e vështirë të mendohet për forma jete të përbëra, që ndjekin ritmin ditor. Por ndonjë gjë mund të zhvillohet në zonat e kufirit mes dritës dhe errësirës.

Mbi të gjitha, në asnjërn nga shtatë planetët e TRAPIST-1 nuk shihet një aks i pjerrët, pra nuk duhet të ketë dallim stinësh. Gjithsesi kushtet për të pasur jetë mund të jenë, por nuk janë të përshtatshme për jetën e njeriut. Kush mendonte se mund të bëntë një jetë jashtë Sistemit Diellor, do të mbetet i zhgënjyer.

TRAPPIST-1 (duke e rrumbullakuar) është larg nesh 40 vite-dritë. Kjo do të thotë se nëse nisim sot një sinjal radio drejt tij, mesazhi ynë do të bënte 40 vjetë për të arritur atje. Nëse do të dëgjohej dhe kuptohej, një përgjigje e mundshme do të vinte pas 40 vjetësh. Pra gjithsej 80 vjetë.

Shpejtësia e ikjes nga Toka është rreth 40.000 km/h. Duke shfrytëzuar për sondat tona efektin lastik rreth planetëve të ndryshëm, mund të lëshojmë një anije deri në 60.000 km/h ose deri në 80.000 km/h, por kjo është shpejtësia më e madhe që mund të arrijmë, të paktën tani për tani. Pra një anije e jona me shpejtësi 80.000 km/h e përshkon një vit-dritë rreth 27.000 vjetë. Por vitet dritë janë 40, dhe me makinën llogaritëse në dorë, na del se na duhen 1 milionë e 80 mijë vjetë për të shuar atje.