KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Si mund të parandalojmë ataket kardiake

Si mund të parandalojmë ataket kardiake

Sipas studiuesve në Insitutin Cedars-Sinai në Los Angeles, mësohet se ekzistojnë disa shenja paralajmëruese atakesh kardiake, që njerëzit duhet t’i dinë dhe që nuk i vërejnë zakonisht.
Për t’i realizuar gjetjet e tyre, hulumtuesit studiuan rreth 1,000 njerëz të cilët kishin pësuar sulm kardiak. Ata gjetën se rreth gjysma e pacientëve kishin përjetuar dhimbje në gjoks ose shkurtim të frymëmarrjes muaj para se të pësonin sulm në zemër.
Dhimbja në gjoks ishte më e zakonshme tek meshkujt, përderisa tek femrat më ezakonshme ishte shkurtimi i frymëmarrjes, apo frymëmarrjet e shkurtra. Simptoma të tjera përfshinin rënie të fikët dhe dridhje të zemrës.
Nëse i keni këto simptoma, duhet që të shkoni në një kontroll tek mjeku, për ta parandaluar sulmin në zemër.