KRYEFAQJA » LAJME » Si po organizohet Federata Kosovare e Futbollit

Si po organizohet Federata Kosovare e Futbollit

Federata Kosovare e Futbollit, prej pak kohësh është pranuar në dy organizmat më të rëndësishëm të futbollit, në UEFA dhe FIFA. Kjo gjë I ka dhënë të drejtën përfaqësueses së Kosovës të marrë pjesë në eliminatoret e botërorit Rusi 2018. Presidenti  i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri, për televizionin shqiptar ka treguar punën që po bëhet në organizimin e strukturave si dhe në përmirësimin e infrastrukturës.

I pyetur për lëvizjet e futbollistëve nga përfaqësuesja shqiptare në atë kosovare, presidenti Vokrri përgjigjet.

Deri tani Herolind Shala, Alban Meha dhe Milot Rashica janë tre futbollistët që kanë konfirmuar se do të luajnë për përfaqësuesen e Kosovës, duke u larguar nga ajo e Shqipërisë.