KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » SI U SAKRIFIKUAN DY GJENERALËT PËR SKËNDERBEUN

SI U SAKRIFIKUAN DY GJENERALËT PËR SKËNDERBEUN

“Të jetosh në paqe” është titulli i romanit historik, që autori Naim Berisha u ka kushtuar parardhësve të tij, vëllezërve Dhimitër dhe Nikoll Berisha, dy ish- gjeneralëve të Skënderbeut, por edhe nipër të Pal Kastriotit, gjyshit të Skënderbeut, me origjinë nga Dibra e Poshtme, fshati Murr, emra që sipas autorit ruhen ende në gojëdhëna, por shfaqen edhe në shkrimet e Marin Barletit, Nolit e studiuesve të huaj ne arkivat e huaja qe ai ka hulumtuar.

Pas pjesëmarrjes me nder e bujë në betejën e Torviollit apo të Fushë Kosovës, Nikoll Berisha kapet nga Ballaban Pasha në betejën e Vajkalit në prill të vitit 1465 bashkë me 7 gjeneralë të tjerë, me në krye Moisi Golemin. Por për Nikollen fati pati një fund nga më tragjikët e kohës.