KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siçili, roja bregdetare italiane shpëton 4 500 migrantë
sicili

Siçili, roja bregdetare italiane shpëton 4 500 migrantë

Afro 4 500 migrantë janë shpëtuar në 24 orët e fundit ndërsa rrezikonin të humbisnin jetën nëpër varka gome dhe druri në Ngushticën e Mesdheut në Siçili, njoftoi roja bregdetare italiane. Tashmë në Itali kanë arritur 67 mijë emigrantë nga deti këtë vit, shumica nga Libia, lajmëroi Organizata Ndërkombëtare për Emigrim. Këto ardhje janë pak më të vogla krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, por numri i vdekjeve në këtë rrugë të rrezikshme është rritur. Dhjetë gra u gjetën të vdekura në një varkë gome javën e kaluar. Prej vitit 2014, kanë humbur jetën më se 10 mijë emigrantë, përfishrë 2 800 këtë vit, njoftoi Organizata e Kombeve të Bashkuara muajin e kaluar.