KRYEFAQJA » LAJME » Sigal, sponsori i ri i kombëtares
sigal sponsor i kombetares shqiptare avni ponari siguracione 500 lojtare

Sigal, sponsori i ri i kombëtares

Kompania Sigal Unika Grup Austria do të jetë sponsori i ri zyrtar i Kombëtares Shqiptare të Futbollit. Përveç kësaj, kjo kompani do të paguajë për dy vitet e ardhshme siguracionet shëndetësore të futbollistëve të të gjitha ekipeve kombëtare, duke filluar nga moshat, meshkuj dhe femra, kategorinë superiore dhe arbitrave të tyre, futsall e minifutboll.

Presidenti i kompanisë së sigurimeve Sigal, Avni Ponari shpreson që kjo marrëveshje të jetë fatsjellëse për kombëtaren tonë në finalet e Kampionatit Evropian të Francës..

Marrëveshja e sponsorizimit dhe siguracionet shëndetësore të futbollistëve të kombëtares, kategorisë superiore dhe të gjithë kombëtareve të tjera meshkuj dhe femra u nënshkrua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe presidenti i Kompanisë Sigal, Avni Ponari.