KRYEFAQJA » LAJME » Siguria e barnave, regjistrohen 162 barna patente
Listë e re për barnat e rimbursueshme

Siguria e barnave, regjistrohen 162 barna patente

Debati për sigurinë e barnave që lindi dy vite më parë kur ministria e shendetësisë uli ndjeshëm çmimin e disa barnave që qarkullionin në treg bëri që kompanitë farmaceutike të ngrenë dyshime të forta për cilësinë e tyre dhe origjinën nga ato do të hynin. Por sot dy vjet me pas Ministri Beqaj relaton se në 135 javë në detyrë, ka regjistruar 162 barna patente, pra barna origjinator, çka llogaritet një bar në javë.

Këto shifra janë parë pozitivisht nga presidentja e Urdhërit të Farmacistëve, por sipas saj impakti i tyre duhet matur në treg.

Minsitri Beqaj u shpreh se pas ligjit të ri të barnave, receta elektronike dhe instalimi i sistemit të gjurmimi i barit do të jenë dy hapa të tjerë teknikë që do të rrisin më shumë cilësinë e barnave.