KRYEFAQJA » LAJME » Siguria Kibernetike, Zbulohen probleme të sigurisë në rrjetet kompjuterike
Siguria Kibernetike, Zbulohen probleme të sigurisë në rrjetet kompjuterike

Siguria Kibernetike, Zbulohen probleme të sigurisë në rrjetet kompjuterike

Edhe pse vetëm 21 vjeç Roni një nga studentët e degës së informatikës ka zbuluar një nga dobësitë e sigurisë në sistemin operativ të celularëve Samsung. Ai shpjegon se nëpërmjet një aplikacioni që ndodhet në këto telefona bëhet e mundur që dikush nëpërmjet celularit të tij të marrë kontrollin e telefonit tuaj duke u informuar për emailet, fotot e videot që ndodhen në të.

Nga një tjetër problem sigurie që ka identifikuar 21 vjeçari kuptohet që jo çdo antivirus që instalohet në rrjetet kompjuterike shërben vetëm për mbrojtjen e tyre.

Ministria e Inovacionit nuk ka hezituar të vlerësoje talentin e të riut. Studenti i informatikës për shkak të aftësive të tij është punësuar në një kompani private në vënd.