KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Siguria në internet

Siguria në internet

Interneti dhe lundrimi on line, është tashmë një realitet i pamohueshëm, dhe i domosdoshëm. Por sa të sigurtë janë fëmijët tanë? Kontrolli prindëror, megjithëse i ofruar nga kompanitë e shërbimeve celulare dhe shërbimit të tij në shtëpi, nuk duket se aplikohet prej tyre, pas moshës 16 vjec. Pavarësisht çdo iniciative të politikëbërësve dhe masave konkrete të ndërmarra, ndërgjegjësimi për të siguruar lundrim të sigurtë kërkon më shumë kohë.  

Mbrojtja e fëmijëve nga përmbatjet e paligjshme në internet, lundrimi i sigurtë i tyre, janë prej kohësh në fokus të shqetësimit të shoqërise civile dhe prioritet i politikave shtetërore. Moshat 13 – 17 vjec pjesë e studimeve të shoqërisë civile, kanë rezultuar se qëndrojnë në 50 % të kohës së tyre të lirë në internet në telefone celulare, tablet apo lap – top.

Sipas drejtores Jona Josifi, drejtore në Agjensinë Shtetërore të Sigurisë Kompjuterike, Kodi i sjelljes firmosur mes 8 operatorëve të ofrimit të telefonisë dhe internetit në Shqipëri në vitin 2013, kanë ofruar deri sot aplikacione dhe informacion sesi mund të perdoret në mënyrë të sigurtë interneti nga kushdo, sidomos nga fëmijët.

Në kamera dhe jashtë saj, prindërit e moshave deri në 14 vjeç pohojnë që nuk jua lejojnë fëmijëve përdorimin e internetit ose nën kontroll të plotë.

Ndërsa fëmijët e moshave 16 – 18 vjec e përdorin atë në një mesatare prej 2-3 h, për detyrat e shkollës dhe të rrjeteve sociale.

Ata shprehen se prindërit kanë besim dhe nuk i kanë përdorur për ta aplikacionet e sipërpërmendura.

Memorandumi i bashkëpunimit mes ministrive të Inovacionit, Arsimi dhe Sportit,të Brendshme dhe Mireqënies Sociale, firmosur me 9 Shkurt, konkretizohet si hap i parë me përgatitjen e Planin Kombëtar të Veprimit me masa konkrete. Në përgatitje e sipër, mbështetur në direktivën e BE, është dhe projekt ligji për sigurinë kompjuterike i cili pritet të finalizohet brenda disa javësh.