KRYEFAQJA » LAJME » Siguria në Oculus është shumë e lartë. Thjesht Shikojeni Mark Zuckerbergun
lajme teknologji facebook oculus rift mark zuckerberg

Siguria në Oculus është shumë e lartë. Thjesht Shikojeni Mark Zuckerbergun

Shefi ekzekutiv dhe krijuesi i Facebook, Mark Zuckerberg i di gjithçka për Facebook, apo jo?

Zuckerberg përdori opsionin e shpërndarjes së videove drejtpërsëdrejti me ndjekësit e tij në Facebook, për të promovuar pajisjet e reja virtuale Oculus Rift. Por përpara se të na prezantontë me detaje me produktin, Mark kish menduar t’i tregonte shikuesve një tur nëpër zyrat e Oculus.

Por nuk mundi të shkojë shumë larg. Kjo sepse ai nuk kishte leje kalimi te të gjitha zyrat e Oculur, sidoms për tek laboratori i zhvillimit, gjë të cilën ai e mësoi në të njëtën kohë me të gjithë ndjekësit e tij, e gjitha falë faktit që ish në transmetim live.

Pasi u përpoq dy herë të hyjë në laborator, ku në derën e të cilit shkruhej me të mëdha “Stop – Ndalohet hyrja”, ai buzëqeshi dhe tha, “Me sa duket, akoma nuk më paska dalë leja e hyrjes për në laborator. Ha-ha!”. Video e plotë gjëndet në faqen e Mark Zuckerbergut në Facebook, dhe momenti pikant ndodh pas minutës së parë.