KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sindikatat franceze protesta kundër reformave në sektorin e punës
punetoret-franceze-ne-greve-320x244

Sindikatat franceze protesta kundër reformave në sektorin e punës

Pas një takimi me ministrin e brendshëm francez Bernard Kazënov, sindikatat franceze lajmëruan se do të vijojnë protestat e planifikuara për nesër. Më herët policia e Parisit e kishte ndaluar marshimin e sindikatave, për shkak të akteve të dhunës të shfaqura në protestat e mëparshme të zhvilluara kundër reformave në sektorin e punës të planifikuara nga qeveria socialiste në pushtet. “Pas bisedimesh me ministrin e brendshëm, sindikatat e punëtorëve dhe organizatat studentore ia arriten të fitojnë të drejtën për të protestuar në një mënyrë të propozuar nga ministria e brendshme”, u shpreh kreu i një nga sindikatave më të mëdha në vend.