KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Singapor, pritet takim historik midis presidentëve të Kinës dhe Tajvanit
Singapor, pritet takim historik midis presidentëve të Kinës dhe Tajvanit

Singapor, pritet takim historik midis presidentëve të Kinës dhe Tajvanit

Presidentët e Kinës dhe Tajvanit kanë planifikuar të takohen në Singapor të shtunën, për herë të parë pas përfundimit të luftës civile kineze në 1949. Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai tajvanez Ma Ying-jeou, do t’i adresohen njëri-tjetrit me shumë me fjalën “zotëri” sesa me tituj respektive honorifike. Pas takimit, dy personalitetet do të hanë darkë sebashku, raporton agjencia shteterore kineze e lajmeve Hsinhua.
Agjencia qëndrore e lajmeve tajvaneze, duke cituar zyrtarët e qeverisë, theksoi se të dy liderat nuk pritet të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje, por kanë planifikuar të diskutojnë për paqen.
Kina dhe Tajvani, zyrtarisht Republika Popullore e Kinës dhe Republika e Kinës, u ndanë në vitin 1949, pasi komunistet e Mao ce Dun-it fituan luftën civile në vend.
Por Kina akoma e konsideron ishullin një provincë të ndarë, dhe ka paralajmëruar se një deklarim zyrtar i pavarësisë mund të çojë në ndërhyrje ushtarake në ishull.
Pavarësisht kësaj tendence, Kina është partneri më i madh tregtar i Tajvanit, dhe qindra fluturime realizohen mes dy vendeve çdo javë.  Banka të ndryshme kineze operojnë në ishull, ndërsa kompani të ndryshme tajvaneze kanë fabrikat e tyre në Kinë.