KRYEFAQJA » LAJME » Sinoptikanët: Deri të mërkurën mot me reshje, nga e enjtja, diell dhe rritje temperaturash
moti

Sinoptikanët: Deri të mërkurën mot me reshje, nga e enjtja, diell dhe rritje temperaturash

Deri të mërkurën nuk duhet t’i ndajmë çadrat nga vetja, pasi reshjet do të na shoqërojnë përgjatë tre ditëve të para të javës. Elvi Jahaj, Sinoptikane e Shërbimit Meterologjik Ushtarak parashikon qëndrueshmëri të motit dhe temperaturave vetëm në mes të javës, për të shkuar drejt një fundjave me mot të nxehtë. Sipas sinoptikanëve moti i paqëndrueshëm dhe reshjet lokale do të vijojnë përgjatë dy javëve të fundit të qershorit. Nga regjistrimet historike të sinoptikës, luhatja e temperatuarve dhe shirat e herëpashershme nuk janë surprizë për këtë muaj.