KRYEFAQJA » LAJME » Sir Noel Robert Malcolmit i dorëzohet “Çelësi i qytetit ” të Tiranës
Sir Noel Robert Malcolmit i dorëzohet "Çelësi i qytetit " të Tiranës

Sir Noel Robert Malcolmit i dorëzohet “Çelësi i qytetit ” të Tiranës

Bashkia e Tiranës ka nderuar me simbolin e Tiranës “Çelësin e qytetit” gazetarin, historianin dhe akademikun britanik, Sir Noel Robert Malcolm. Motivacioni sipas kreut të bashkisë Erion Veliaj është për kontributin e dhënë me studimet e tij për historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. “Miqtë duhen për të rrëfyer historinë dhe ndoshta janë edhe më transparentë në mënyrën se si e shohin atë. Në një vend si Tirana, apo në trojet shqiptare në Kosovë dhe Malin e Zi, kemi ngut për të bërë gjëra për të ardhmen, por ndonjëherë duhet ta kthejmë pak kokën pas për të kuptuar se çfarë kemi bërë në të kaluarën, cila është historia jonë, sepse nuk jemi rastësisht këtu. Kërkimet e profesor Malcolm-it na kanë mësuar se ky vend, ky rajon, ka qenë gjithmonë kështu, me të njëjtat dinamika” tha me këtë rast zoti Veliaj. “Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë për promovimin e librit dhe gëzohem shumë që kam ardhur këtu në Bashki për një nder të madh që ishte i papritur për mua. Ndaj ju falenderoj shumë” tha nga ana e tij Sir Noel Robert Malcolm.
Prof. Malcom është gazetar politik, historian dhe akademik. Titullin “Sir” i është dhënë për shërbime ndaj akademisë, gazetarisë dhe historisë europiane. Dy librat më të rëndësishëm për rajonin e Ballkanit janë “Bosnia: A short history” dhe “Kosovo: A short history”. Libri i tij i fundit titullohet “Agjentët Perandorakë”, i cili ka në qendër dy familje shqiptare nga Ulqini.