KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, 14 viktima nga sulmet ajrore
siri

Siri, 14 viktima nga sulmet ajrore

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër deklaron se nga sulmet ajrore në qytetin Idlib, që është nën kontrollin e kryengritësve, janë vrarë të paktën 14 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë. Ky observator, i cili i ka vëzhguesit në terren në Siri, tha se besohet se aeroplanët që bombarduan ishin të Rusisë. Të paktën 7 sulme ajrore kanë goditur Idlibin, përfshirë edhe një hapësirë ku gjendet Spitali Kombëtar. Aktivistët e grupeve të tjera kanë konfirmuar se ka të vrarë nga sulmet ajrore, por kanë dhënë shifra të ndryshme. Më 25 të këtij muaji, Rusia shpalli një pauzë të përkohshme në fushatën e saj të sulmeve ajrore në mbështetje të regjimit të Sirisë, duke thënë se dëshiron që kryengritësve, të cilët e kanë nënshkruar armëpushimin, t’u jepet mundësi t’i shkëpusin lidhjet e tyre me grupin al-Nusra, që është i lidhur me al-Kaidën.