KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri: Atentat në Kamishli, 22 persona kanë vdekur
Siri: Atentat në Kamishli, 22 persona kanë vdekur

Siri: Atentat në Kamishli, 22 persona kanë vdekur

Flet për 22 të vrarë bilanci i një atentati të kryer me dinamit sot në mëngjes në Kamishli, qytezë në verilindje të Sirisë, në kufi me Turqinë. Njoftimin e dha televizioni shtetëror sirian, që saktësoi se ka dhjetra persona të plagosur në vendngjarje.

Vëzhguesi Kombëtar për të Drejtat e Njeriut (ONDUS) pohoi se një autobombë ka shpërthyer pranë një stacioni të policisë lokale kurde. Kamishli bën pjesë në Rajonin Hasake ku pjesa më e madhe e popullsisë është kurde, dhe që në fakt sapo është futur në rajonin autonom të Kurdistanit sirian. Sulmi akoma nuk është marrë përsipër nga askush. Forcat kurde luftojnë kundër ISIS në Alepo dhe Raka.