KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri: Dështon armëpushimi, ushtria nis ofensivën

Siri: Dështon armëpushimi, ushtria nis ofensivën

Ende asnjë marrëveshje për armëpushim në Siri edhe pse takimi ndërkombëtar i mbledhur për të diskutuar çështjen siriane në New York përfundoi. Shpresat janë të pakta ndërsa qeveria e Presidentit Bashar al Assad ka njoftuar një tjetër sulm mbi kryeqytetin Aleppo. Avionët e ushtrisë bombarduan ashpër pozicionet rebele në qytet duke i dhënë fund armëpushimit një javor. Nuk është e qartë nëse ofensiva e re do të përfshije trupa tokësore, megjithëse raportet për përleshje të ashpra në qytet nuk mungojnë. Mediat shtetërore siriane i bënë thirrje civilëve në zonat lindore të Alepos që të shmangin vendet ku operojnë terroristët. Ndërkohë sërish pritet një takim mes ëashingtonit dhe Moskës të cilat mund të hedhin hipotezat për një marrëveshje të mundshme. “E vetmja mënyrë për të arritur armëpushim në Siri është që Rusia të jetë serioze” u shpreh sekretari amerikan i shtetit John Kerry. Ndërkohë ministri i jashtëm gjerman Steinmair deklaroi se takimi nuk arriti të prodhonte asnjë rezultat dhe është i nevojshëm dyfishimi i forcave. Marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë vijojnë të jenë të tensionuara sa i përket konfliktit në Siri pasi të dyja palët fajesojnë njëra-tjetrën për sulme nga ajri vetëm pak ditë pas përfundimit të armëpushimit i cili zgjati vetëm 7 ditë.