KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri: Dy sulme në Homs, të vrarë dhe të plagosur
Siri: Dy sulme në Homs, të vrarë dhe të plagosur

Siri: Dy sulme në Homs, të vrarë dhe të plagosur

Flet për të paktën 11 të vdekur dhe dhjetra të plagosur bilanci i një sulmi të dyfishtë që goditi sot një lagje në Homs, në qendër të Sirisë. Këtë e bënë të ditur burime lokale nëpërmjet Skype-it ndërsa Agjencia Zyrtare SANA flet për 14 të vrarë kurse Vëzhguesi Kombëtar (ONDUS) flet për 12 të vrarë dhe 50 të plagosur.

Burimet njoftuan se ishin dy sulme, nga të cilët njëri vetvrasës, në lagjen Zahra, në pjesën juglindore të qytetit i cili ndodhet në duart e forcave qeveritare. Pjesa më e madhe e të vrarëve janë, sipas burimeve lokale, ushtarë të qeverisë ndërsa SANA flet për viktima civile.