KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri: Forcat e Asadit përparojnë në Alepo
Siri: Forcat e Asadit përparojnë në Alepo
EPA/STR

Siri: Forcat e Asadit përparojnë në Alepo

Forcat qeveritare po përparojnë në rrethinat e Alepos, në veri të Sirisë, në përpjekje për t’i vënë nën rrethim pjesët e qytetit që kontrollohen nga kryengritësit. Këtë e bëjnë të ditur agjencia siriane e lajmeve SANA dhe aktivistë të OJQ-ve. Sulmi vjen një muaj pasi kryengritësit kishin pushtuar disa shkolla ushtarake të ndryshme në jug të Alepos dhe hapur një shteg në disa lagje.

Që atëherë, forcat e Asadit kanë kërkuar të marrin nën kontroll këtë zonë. Sipas një zyrtari ushtarak, fjalën e të cilit e përcjell SANA, trupat kanë rimarrë njërën nga shkollat ushtarake dhe “po vazhdojnë të përparojnë në zonë për të vënë nën rrethim të plotë personat e armatosur në Alepo”. Rimarrja e shkollës ushtarake është pohuar edhe nga Vëzhguesi i të Drejtave Njerëzore me seli në Londër.