KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, forcat qeveritare shpallin armpushim të njëanshëm
siri

Siri, forcat qeveritare shpallin armpushim të njëanshëm

Ushtria e Sirisë ka njoftuar për shpalljen e njëanshme të armëpushimit “me regjim të qetë” prej 72 orësh, i cili do të zgjasë prej sot e deri pasnesër, kanë raportuar agjencitë lokale dhe ato ndërkombtare. Kjo shpallje bëhet në kohën kur në shumë vende myslimane festohet Bajrami, që shënohet menjëherë pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Një armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia në muajin shkurt të këtij viti, është respektuar për një kohë të shkurtër, por ka pasur luftime të lokalizuara. Nga lufta 4.5 vjeçare në Siri janë vrarë së paku 250 mijë njerëz dhe janë detyruar të zhvendosen 11 milionë banorë.