KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri: Johnson, Alepo turp i njerëzimit
Siri: Johnson, Alepo turp i njerëzimit

Siri: Johnson, Alepo turp i njerëzimit

“Bombardimi i Alepos është një turp për njerëzimin. Për këtë i bëj thirrje popullsisë ruse që të kthehet në tavolinën e bisedimeve në Gjenevë të Zvicrës për një zgjidhje politike për Sirinë. Në fakt Asadi dhe Rusia nanë sëbashku në një flluskë”.

Këtë e ka thënë ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, pasi arriti në Këshillin e Jashtëm të BE-së ku, nënvizoi, do të bisedohet “se si të rritet trysnia kundër regjimit të Asadit”, duke bërë një punë të “trysnisë politike” dhe duke llogaritur edhe rolin që luhet nga vendet fqinje si Irani.

Edhe ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault, foli për gjendjen në Siri pasi arriti në Këshillin e Jashtëm të BE-së. “Është e nevojshme ta themi qartë se Rusia po punon në krah të Bashar Al Asad, dhe ka ndër mend të bëjë një shkatërrim si në Grozni, pra, nuk mund të mbyllen sytë rreth kësaj gjendje”.

Ayrault nënvizoi se “është e rëndësishme që të dërgojmë një mesazh të qartë dhe të prerë mbi të gjitha për atë çfarë po ndodh në Alepo, ta mbrojmë me forcë që përse është e nevojshme që trysnia të jetë e madhe ndaj Asadit. Duhet të ndalojmë masakrën kundër popullsisë në Alepo”.