KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri: Kater atentate me autobomba, 38 të vdekur
Siri: Kater atentate me autobomba, 38 të vdekur
EPA/SANA/HANDOUT

Siri: Kater atentate me autobomba, 38 të vdekur

Katër autobomba kanë shpërthyer sot në zona të ndryshme siriane që kontrollohen nga forcat qeveritare. Këtë njoftim e ka dhënë televizioni panarab Al Arabija, duke saktësuar se dy shpërthime janë verifikuar në Tartus, pranë bregut, një pranë Homsit në qendër të vendit, dhe një i katërt në Sabura, ndërmjet kryeqytetit Damask dhe kufirit me Libanin.

Në përgjithësi numërohen 38 viktima, nga të cilët katër janë ushtarë të forcave të Asadit. Në Tarus ndodhet një bazë anijesh ruse.

ISIS ka marrë përsipër atentatin e mëngjesit të sotëm në veri-lindje të Sirisë që ka vrarë pesë persona dhe plagosur 15 të tjerë. Këtë e ka bërë të ditur në profilin e vet në Twitter, AMAQ, agjencia e lajmeve pranë Shtetit Islamik.