KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri: Një sulm ajror shkakton të paktën 56 viktima
Siri: Një sulm ajror shkakton të paktën 56 viktima

Siri: Një sulm ajror shkakton të paktën 56 viktima

Flet për të paktën 56 civilë të vrarë, bilanci i përkohshëm i sulmeve ajrore të koalicionit kundër-ISIS që drejtohet nga SHBA-ja në veri të Sirisë. Këtë e bëri të ditur Vëzhguesi Kombëtar për të Drejtat e Njeriut (ONDUS), sipas së cilit ndërmjet viktimave ndodhen edhe 11 fëmijë.

ONDUS saktëson se sulmet ajrore janë bërë në veri të Manbij, qytezë që ndodhet e zaptuar nga ISIS por që mëse një muaj është e izoluar nga forcat kurdo-siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bilanci i viktimave parashikohet të rritet si pasojë e një numri të madh të plagosurish që janë në gjendje të rëndë, bën të ditur ONDUS.