KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, Përleshje të ashpra mes trupave të Bashar al Asad dhe Al Kaedës me të paktën 70 të vdekur
Aleppo-Siri-

Siri, Përleshje të ashpra mes trupave të Bashar al Asad dhe Al Kaedës me të paktën 70 të vdekur

Përleshjet të ashpra mes trupave të regjimit të presidentit Bashar al Asad dhe filialit sirian të Al Kaedës dhe aleatëve të tij shkaktuan të paktën 70 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se përleshjet kane ndodhur në jug të Alepos, qyteti i dytë më i rëndësishëm sirian pas Damaskut. Nderkaq, sulmi ajror ndaj kampit të refugjatëve sirianë që i kushtoi jetën të paktën 28 personave mund të konsiderohet si një krim lufte. Kështu deklaroi për “BBC” Stephen O’Brien, shefi i çështjeve humanitare në OKB, ndërsa bëri thirrje për një hetim të plotë për sulmin në kampin Kamouna në provincën e Idlibit.