KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Siri, qëllohet dhe rrëzohet helikopteri rus me ndihma, 5 viktima
Siri: Rrëzohet një helikopter rus
EPA/SERGEI CHIRIKOV

Siri, qëllohet dhe rrëzohet helikopteri rus me ndihma, 5 viktima

Një helikopter rus i cili vepronte në kuadër të operacioneve në Siri, u rrëzua pasi u qëllua nga rebelët në veri të vendit. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Moska e cila pohoi se në bordin e mjetit fluturues ishin pesë persona, të cilët mbeten të gjithë të vrarë. Helikopteri M-8 po kthehej në bazën ajrore të Rusisë në bregdet, pasi kishte bartur ndihma humanitare në qytetin verior, Alepo. Ende nuk dihet se cili grup rebel e ka ndërmarrë sulmin. Rusia vepron në Siri në luftën kundër Shtetit Islamik por edhe kundër rebelëve që kundërshtojnë regjimin e Bashar al-Asadit.